KreuCelebrity

London Noor po shkon të festojë ditëlindjen e teze Lorit!

Nëpërmjet postimeve të Lori Hoxhës në instagram kemi kuptuar se këto ditë ajo ndodhet në Angli. Sot ajo feston ditëlindjen e saj të 25-të e duket se ka zgjedhur Londrën pēr ditën e saj të shënuar. Ndërsa trashëgimfarja e Top Media me siguri ka organizuar diçka për 25-vjetorin e saj, një i ftuar special i ka hipur avionit e është drejtuar për tek ajo.

Mami Sara ka postuar një foto të të voglit London Noor teksa është ulur në ndenjësen e avionit, për të udhëtuar drejt tezes, e për të festuar edhe ai bashkë me të. Kjo është ditëlindja e dytë që e gjen Lorin me epitetin e bukur të tezes, por me siguri kësaj here do të jetë një ditëlindje më speciale, duke qenë se flokëkuqi London ka filluar të thotë ndonjë fjalë e urimin kësaj here teze Lori do ta marrë nga vetë biri London!


I bashkohemi edhe ne urimit tē tē voglit e i urojmë Lorit edhe 100 vite të lumtura.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF