Ura e Ibrit ndodhet në qendër të qytetit të Mitrovocës dhe bashkon Mitrovicën urbane dhe Mitrovicën e vjetër. Kjo urë është drejt përfundimit dhe pritet të inagurohet shumë shpejt. Mendohet se me rastin e inagurimit do të vijë në Kosovë këngëtarja kolumbiane Shakira.
Burime për Klan Kosova kanë bërë me dije se këngëtarja e famshme është propozuar si ide e mundshme, edhe pse nuk ka ende një version zyrtar nëse do të jetë e pranishme ylli i “Clandestino”. Nëse Shakira do të pranojë ftesën, ura do të mbajë emrin e saj.



















