Nga fustani i bardhë i mëndafshtë te një ‘kthesë’ dramatike me një fustan rozë të lehtë, Fustani i dasmës së Princeshës Eugenie i krijuar nga Peter Pilotto ishte një fustan perfekt për një event formal.
Kur vjen fjala te fustani i dytë ama, nusja veshi një fustan jo tradicional të krijuar nga Zac Posen. Ndryshe nga paraardhëset e saj Eugenie zgjodhi një fustan rozë të zbehtë për banketin e shtruar pas ceremonisë martesore në kishë.
Ky fustan ishte shumë ndryshe nga fustani I Dukeshës së Kembrixh Kate Middleton dhe Dukeshës së Sussex. Të dyja si Kate dhe Meghan zgjodhën stilistë britanikë për fustanin e dytë ndërsa Eugenie zgjodhi një fustan të krijuar nga një stilist Amerikan.
Nusja solli në jetë shkëlqimin e vjetër Hollivudian me veshjen mahnitëse që I tregonte belin e hollë falë një korseje të qepur me fustanin. Stilisti Amerikan Zac Posen njihet për veshjet e tij të veçanta që të sjellin ndërmend shkëlqimin e hillovudit.
Për fustanin e Eugenie ai u inspirua nga bukuria e Windsor dhe fshatrat përreth duke shtuar se ngjyra e fustanit reflektonte ngjyrën e një trëndalifili anglez. Pas ceremonisë fetare në kishë dhe drekës së shampanjës të shtruar nga Mbretëresha rreth 300 pjestarë të familjes dhe miq I’u bashkuan Princeshës dhe bashkëshortit të saj për një festë në Royal Lodge.



















