KreuCelebrity

Pse motra e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Margaret nuk ishte kurrë një kërcënim për fronin e saj?!

Princeshës Margaret iu dha një nivel më i ulët edukimi sesa Mbretëreshës Elizabeth për tu siguruar që ajo të mos ishte një kërcënim për motrën e saj, sipas një dokumentari. Lady Anne Glenconner  shërbyesja e nderit në kurorëzimin e mbretëreshës, thotë se Princesha Margaret ndjente se mbahej vazhdimisht nën kontroll intelektual duke mos e lejuar që intelekti i saj të rritet.

‘Princesha Margaret thoshte gjithnjë, “Nuk kam marrë kurrë të njëjtin edukim si motra ime në mënyrë që të mos jem një kërcënim për fronin e saj,” kështu ndihej ajo,’ thotë Lady Anne  për dokumentarin e BBC, Princess Margaret: The Rebel Royal ( princesha Margaret: antarja rebele e familjes mbretërore.) Lady Anne kujton se mbretëresha merrte mësime nga profesorë të shquar të Oksfordit dhe kolegjit Eton ndërsa Princesha kishte një guvernante Francese dhe dikë tjetër që I mësonte asaj pianon.

Si mbretëresha e ardhshme Princesha Elizabeth merrte mësime rreth historisë kushtetuese ndërsa motra e saj e vogël jo. Edukimi I ndryshëm ishte treguesi i parë për Princeshën Margaret se jetët e tyre kishin rrugë të ndryshme.Një shërbyese tjetër tregon: “Princesha Margaret ishte shumë inteligjente por kjo nuk i shërbeu për asnjë gjë. Ajo çka të tjerët prisnin nga ajo ishtë të sillej si princeshë dhe të bënte fëmijë për të cilët të kujdesej.

Dokumentari që flet për jetën e saj tregon edhe për lidhjen e saj me Kapitenin Peter Tëonsend dhe bashkëshortin e saj të parë Antony Armstrong- Jones.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF