Një foto e publikuar nga balerina Kaludia Pepa në një prej eventeve më të rëdësishëm të filmit, ku ajo parakaloi tapetin e kuq e veshur më një fustan të gjatë ngjyrë të gjelbër, mori shumë komente pozitive pasi për hir të së vërtetës ajo shkëlqente me atë veshje.
Mesa duket as Albi Nako, ish-bashkëshorti i Klaudias nuk ka mundur të rrijë indiferent ndaj fotos pasi ai e ka pëlqyer postimin e fundit të saj. Sigurisht pas ndarjes mendohet se ata kanë mbetur miq, por një paraqitje të tillë të balerinës kushdo do ta pëlqente.