Hokatarja e filmit dhe e teatrit shqiptar është një ndër aktoret më të bukura shqiptare! Olta Gixhari është aktive herë pas here në lloagarinë e saj në instagram duke postuar foto nga momentet e saj të punës apo përditshmërinë.
Në postimin e radhës të bjondes sykaltër ajo na njohu me një ndër njerëzit më të dashur të saj me mamin Gixhari! Kështu quhet në instagram mami i Oltës e cila qenka një zonjë me të vërtetë e bukur! Ne u bëmë kuriozë dhe i hodhëm një sy instagramit të zonjës simpatike dhe zbuluam aty se ajo është po aq e bukur sa edhe vajza e saj e njohur.
Sytë e kaltër, por jo vetëm, pasi gjithë hijeshinë që ka portreti i zonjës Gixhari e ka trashëguar krejtëshisht edhe tek vajza e saj e vogël Olta.
Me gene kaq të bukura nuk do të mund të ndodhte ndryshe!