KreuCelebrity

Elvis Pupa ndryshon ‘look’ dhe ju nuk do ta njihni

Nuk e dimë se ç’plane ka Elvis Pupa për karrierën e tij, ama në Instagram ai poston foto herë pas here. Postimi i radhës i aktorit të njohur të humorit na ka ‘shokuar’ pasi është shfaqur me një ‘look’ krejtësisht të ndryshuar. Me mjekër të thinjur, e pa flokë në kokë duket se për Elvisin kanë kaluar nja 20 vite të mira. “Ja çfarë ndodh, pasi përballesh me trafikun, kur hyn dhe del nga Tirona”; shkruan ai nën foto, duke ndarë me nota humori ‘hallin’ që na prek pothuajse të gjithëve, kur na duhet të presim gjatë në trafik. Sigurisht Pupa nuk është ‘katandisur’ në të vërtetë kështu, ama trafiku është e vërtetë që të ‘plak’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF