Ajo është nënë e lumtur e 4 fëmijeve, që e adhuron faktin e të ekspozuarit fëmijët e saj nëpër rrjetet sociale dhe kjo është e dukshme nga faqja e saj e instagramit ku Viktoria poston shumë foto sidomos me djalin e saj të madh Brooklyn, 19.
Stilistja 44 vjeçare poston rregullisht foto ku përkëdhel djalin e saj të madh i cili duket se nuk e ka problem këtë ose madje edhe të marrë pjesë në evenimente sëbashku me të. Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James pretendon se Viktoria e përdor këtë si një taktikë për të provuar se sa familje të lumtur ka ajo bashkë me David.
‘Gjuha e trupit të Viktorias në lidhje me të gjithë familjen tregon se ajo e sheh vetën e saj si pika kyçe që e mban familjen të bashkuar,’ tha Judi për FEMAIL.
Në shumicën e fotove që ajo poston me djalin e saj Brooklyn është shumë e kujdesshme që të pozojë në mënyrë të tillë që ai të ketë rolin dominues ndërsa ajo të jetë një hap prapa, sipas Judi. ‘Ajo duket e lumtur që ul statusin e saj në njëfarë mënyre që ti prezantojë botës djalin e saj në atë mënyrë që ajo të duket shumë krenare për të.’
Brooklyn qëndron gjithnjë para Viktorias në stilin ‘casual’ ndërsa ajo qëndron pas tij duke përdorur të njëjtën prekje në qafë ashtu si edhe me David kur shfaqen të dy nëpër evenimente të ndryshme dhe vendos kokën në shpatullën e tij në mënyrë që të tregojë lidhjen e fortë që ekziston midis tyre.
Ndonëse shumë djem adoleshentë mund ti besdisi dhe të turpërohen nga kjo vëmendje mesa duket Brooklyn nuk e ka aspak problem këtë. Fatmirësisht për Viktorian asnjë nga fëmijët e saj nuk ka patur këto problem të adoleshencës. Brooklyn duket shumë i lumtur ndërsa pozon me nënën e tij të cilët kur pozojnë paraqesin një lidhje të fortë, afërsi dhe krenari prindërore.