KreuCelebrity

Ja qyteti ku jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë!

Xhef Bezos sapo kaloi Bill Gejtsin për pasuri. Ata janë tashmë dy njerëzit më të pasur në planet, dhe të dy bashkë jetojnë në të njëjtën qytezë prej 3000 banorësh, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit.

Qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë quhet Medina, shumë pranë Siatëllit, dhe ata nuk janë të vetmit miliarderë që jetojnë aty.

Po si duket qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë?

Qyteza fillon me një rekord botëror që në hyrje. Rruga lidhëse është një urë lundruese, që është më e gjata në botë e llojit të vet. Këto ura kanë bazamente lundruese që lidhen me njëra tjetrën.

E gjithë qyteza është me pamje fantastike nga qyteti i Siatëllit, buzë liqenit të famshëm “Uashington”.

Pothuajse çdo shtëpi ka pamje nga uji dhe nga një mol për të ndaluar motoskafët. Zona është shumë e njohur për sporte ujore.

Në të gjithë qytetin janë mbjellë pemë me gjelbërim të përhershëm, të cilave nuk u bien gjethet në asnjë stinë. Fondacioni i Pemëve e ka shpallur në vitin 2006 si “Qytetin e Pemëve”.

Ndërkohë që rrugët publike janë me pemë gjithnjë të gjelbra, oborret private kanë dekorime nga më të ndryshmet, secila sipas stilit të vet.

Nga shtëpia e Xhef Bezosit, për shembull, nuk mund të shihet më shumë se kaq. Në fakt, prona e tij rreth e rrotull shtëpisë është rreth 21 mijë metra katrorë.

Bill Gates jeton më pak se një kilometër larg Bezosit, në kompleksin e tij 125 milion dollarësh. Është një pronë e quajtur Xanadu 2.0, me rreth 6100 metra katrorë, e rrethuar me teknologji nga më të ndryshmet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF