KreuCelebrity

Publikohen pamjet nga momenti kur Liam Gallagher e kap për fyti të dashurën

Ditë më parë u spekulua për një zënkë ndërmjet Liam Gallagher dhe të dashurës së tij, Debbie Gwyther, madje deri në dhunë fizike. Sipas raportimeve në media, rokeri anglez e kishte kapur për fyti partneren e tij, gjë që ai e hodhi poshtë përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Liam shkroi në Twitter se asnjëherë nuk i ka vënë duart mbi një femër në mënyrë të dhunshme, ndërkohë që e dashura e tij e kundërshtoi.

Dhe ja, sot gjithçka është e qartë. Pamjet nga kamerat e sigurisë (CCTV) në Chiltern Firehouse, ku ka ndodhur incidenti, tregon qartë këngëtarin teksa largohet nga e dashura e tij, e cila vazhdon ta ndjekë.

Në atë moment, Gallagher kthehet dhe e kap për fyti Debbien duke e shtyrë prapa.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF