Janë të dyja vajza të cilat i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së tyre të jashtme! Nora e njohur që në krye të herës për format e saj bombastike, e po ashtu edhe Lori ka forma tejet të bukura. Pavarësisht se trashëgimtarja e Top Channel dhe këngëtarja nga Kosova nuk kanë asnjë lidhje me profesionet e tyre, duket se bukuroshet janë takuar në një pikë të përbashkët; në shijen e njëjtë për këtë ‘jumpsuit’ me lëkurë gjarpri!
Disa javë më parë në një prej fotove të radhës të postuar në isntagram nga Lori Hoxha, ajo kishte veshur këtë jumpsuit në ngjyrë gri, me printe të lëkurës së gjarprit!
Ndërsa pak orë më parë, duket se edhe Nora Istrefi ka menduar ta bëjë pjesë të garderobës së saj një veshje të tillë, por ajo ka preferuar versionin në ngjyrë kafe, që në trupin e nxirë të këngëtares nga plazhi ngjan me të vërtetë bukur!
Nuk e dimë cilës mendoni ju se i shkon më shumë, megjithatë ne mendojmë që të dyja vajzat ngjajnë shumë bukur me këtë print gjarpërush!