Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka një karrierë të gjatë në Itali. Kohët e fundit ai pushtoi faqet e mediave me dasmën e tij që nuk kaloi pa lënë gjurmë. Balerini i talentuar kurorëzoi dashurinë në martesë me francezen Charlotte Lazzari, me të cilën ka dhe një vajzë.
Por pas disa ditëve pushimi, balerini është kthyer në shtëpi nga ku ka publikuar dhe një foto, ku shkruar “U ktheva në shtëpi”, shprehje që tregon qartë fundin e një udhëtimi për t’u relaksuar në shtëpi. E ndërsa neve më shumë se kjo, na bie në sy pamja mahnitëse që gëzoka familja Kadiu nga banesa e tyre në Rimini të Italisë.
Pamja nga shtëpia e balerinit duket madhështore, teksa shihen deti dhe jahtet në port.