KreuCelebrity

Princi George regjistrohet në shkollën, ja sa do të paguajë dhe çdo të mësojë!

Djali më i madh i Williamit dhe Kate, Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, apo Princi i tretë në radhën për fronin e Mbretërisë së Bashkuar, është regjistruar tashmë në shkollën fillore “Thomas’s Battersea”.

Aty, atij do t’i duhet të mësojë deri edhe algoritmat, ndërkohë që në kohën e lirë mund të zgjedhë njërën mes italishtes, qeramikës dhe filozofisë.

Jeta e tij e re shkollore do të nisë pas pak javësh, me klasën e parë fillore. Prindërit e kanë regjistruar në “Thomas’s Battersea”, që gjendet në juglindje të Londrës, e ku duhet të paguash afro 20 mijë stërlina në vit. Kurrikula për princin është thuajse gati, e në të përfshihen lëndë shkencore, historia e gjeografia, por edhe baleti. Princi është mësuar me uniformën e bardhë shkollore, pasi ka frekuentuar edhe ciklin parashkollor Montessori në Londër. George u lind më 22 korrik të 2013-s dhe tashmë i ka mbushur 5 vjeç.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF