KreuCelebrity

Cristiano Ronaldo tregon çfarë do të donte të bëhej djali i tij

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka thënë se shpreson që djali i tij, Cristiano Jr, të bëhet po aq konkurrues sa vetë ai dhe të ndjekë hapat e tij.

“Cristiano Jr është shumë konkurrues, më ngjan mua kur isha fëmijë. Nuk i pëlqen të humbasë dhe do të bëhet si unë, jam 100% i sigurtë,”-tha CR7.

Cristiano pranoi se dëshiron ta shohë djalin e tij të bëhet futbollist por që nuk do t’i ushtrojë  presion për ta arritur këtë gjë. Dhe në fakt 8-vjeçari ka treguar aftësi mbresëlënëse në futboll, duke treguar se do të bëhet njësoj si babai i tij kur të rritet.

“Më pëlqen t’i mësoj atij disa gjëra, por ai do të bëhet gjithçka që dëshiron dhe unë do ta mbështes atë gjithmonë,” -shtoi Cristiano.

“Por sigurisht që dua që Cristiano Jr të bëhet një lojtar futbolli. Ai ka trup të mirë, është i shpejtë, ka aftësi, ai godet mirë. Por, siç e dini, ai do të marrë vendimin e tij dhe është kaq i ri. Nuk do t’i bëj presion atij, por natyrisht që ëndërroj ta shoh djalin tim një futbollist”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF