Ilir Shaqiri, balerini dhe koreografi i talentuar, këtë herë ka ndarë me ndjekësit e tij një nga ëndërrat e hershme të fëmijërisë!
Në Instagramin e tij, ku ai zgjedh të ndajë shumë nga përditshmëria, këtë herë ka treguar profesionin që do të kishte dashur të kishte nëse nuk do të ishte bërë balerin.
Një fans e pyet: “ Nëse s’ do ishe balerin, çfarë do e mendoje veten në ndonjë profesion tjetër? “
Përgjigjja e balerinit është shumë larg artit: “ Pilot avioni, patjetër” – ka thënë Iliri me shumë bindje.
Një zgjedhje karriere interesante edhe pse kryekëput ndryshe nga profesioni i tij.



















