Nëse ju kujtohet programi Top Select në Top Channel, me suguri do të mbani mend edhe katër prezantuesit e rinj që ishin mikpritësit e emisionit; Kiara Tito, Liesa Haxhiasllani, Ardit Murataj dhe Mishel Rrena. Pikërisht ky i fundit Misheli duket është martuar në Londër me të dashurin e tij Tian Oliver Murray më 28 korrik të këtij viti. Xing. al ka publikuar fotot e ceremonisë së martesës në të cilat duket ish-moderatori sëbashku me partnerin e tij teksa bëjnë betimet dhe presin tortën. Misheli u largua nga Shqipëria dy vite më parë, ku mesa duket është njohur me dashurinë e jetës të tij, duke u kthyer kështu në të parin personazh publik shqiptar homoseksual që martohet.