KreuCelebrity

Familja Beckham me fëmijët mes të varfërve na emocionuan!

Është mirë të shohësh të famshmit jo vetëm duke shijuar pushimet e tyre, por edhe duke i dhënë prioritet përpjekjeve bamirëse.

Familja Beckham ka vendosur që të kalojë pushimet në hotelet e shtrenjta, pishinat dhe plazhet tropikale të Indonezisë. David dhe Victoria së bashku me fëmijët kanë zgjedhur një hotel luksi me pamje mahnitëse për shijuar pushimet.

Por, në mes gjithë kënaqësisë, familja e famshme gjeti kohë për t’u marrë me një çështje shumë të rëndësishme që është në ‘zemrën’ e ish yllit të Spice Girl.

Ata vizituan fëmijët e vegjël në Fondacionin Sumba, një organizatë e përkushtuar për të ndihmuar fëmijët e varfër. Fondacioni gjithashtu regjistron studentët në klasa, duke u dhënë atyre mjetet edukative që u nevojiten për të ardhmen e tyre, pa harruar kulturën dhe traditat lokale në jetën e tyre të përditshme.

Victoria ka ndarë në rrjetet sociale foto me fëmijët, duke i mësuar atyre anglisht dhe duke luajtur lojëra së bashku e ndërsa David ka luajtur edhe futboll me fëmijët dhe duket se ata kanë kaluar caste të lumtura.

Futbollisti dhe stilistja kanë katër fëmijë: Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15, Cruz, 13, dhe Harper, 7 vjeç dhe mes jetës të tyre të luksit Victoria ka treguar se bamirësia ka qenë gjithmonë në zemrën e saj.

Kujtojmë se ajo është Ambasadore e Vullnetit të Mirë Ndërkombëtar për UNAIDS dhe mbështet në mënyrë aktive Save the Children.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF