KreuCelebrity

Aurela Gaçe rebelohet, ja mesazhi i saj për artistët falso!

Këngëtarja aq e dashur për publikun, Aurela Gacce shquhet për energjinë e saj në skenë dhe jo vetëm por edhe aftësitë e pabesueshme që ka për mbajtur për orë të tëra publikun në këmbë, me këngët e saj, të cilat janë gjithnjë Live.

Dyshimi për këtë të fundit e ka mërzitur fort Aurelën. Ka mjaftuar komenti i një personi në Instagramin e Aurela Gaçes ku thoshte se ajo shoqërohet me “DJ” nga prapa (pra rrjedhimisht këndon playback) që këngëtarja të revoltohej duke bërë një rrëfim të gjatë kundër të gjithë atyre këngëtarëve të cilët mbushin club-et pa kënduar live.

Më poshtë po publikojmë mesazhin e Aurela Gacces, teksa ka shprehur gjithccka që mendon për muzikën dhe artistët shqiptarë.

“Në foton e shpërndarë nga unë, ajo me gjuhën jashtë e si me nerva pakëz, ky zotëria donte ta gjente përgjigjen e diçiturës, edhe më bëri çudi sepse mendon se e kam me DJ, se gjasme ai s’ka luajtur këngën e duhur. Deri këtu në rregull, por se si u ndjeva kur e lexova.. më shpoi sytë… edhe thashë me vete: po ky akoma s’e ka marrë vesh që unë s’kam punë me DJ? Akoma s’e di ky boti, që unë s’kam punë me DJ por kam me vete një ushtri me njerëz që rrinë pincë në skenë e jashtë skene, me kamiona me foni e inxhinierë zëri?

Pastaj thash, s’ka faj. Ka parë aq shumë “hartistë” në këtë vend që janë live në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD- ja. Aq shumë e bëjnë sa tani, këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale. Aq normale sa as nuk u bën përshtypje që këta super emrat tanë, pa pikë turpi thonë në mes të këngës: Hajde hops, e zëri i inçizuar vazhdon këndon.

Më parë edhe mundoheshin ta fshihnin gënjeshtrën kurse sot? Fare. Hapur. Edhe publiku nuk reagon. Shkon në clun të dëgjojë CD ose listën direkt nga Youtube, Ka edhe njerëz që rrinë në skenë sa për sy e faqe. KA NGA ATA QË FLASIN E BËJNË MORAL PËR ARTIN, POR PARATË NËPËR CLUB- e PREFEROJNË T’I MARRIN PA U DJERSITUR, SE NORMAL LODHET CD- ja. Përse të lodhen ata (ndërkohë kjo është detyrë ndaj atij që vjen harxho kohë e para të të shoh ty) ORE JU ARTISTËT E B.. ËSHTË DETYRË MORE TË JENI LIVE. ËSHTË A- ja dhe ZH- ja.

Eshte si “buka që behet me miell” …mund ti hedhësh fara e ç’të duash, por A-ja është mielli. Provojeni bëjeni këtë në atë botën që aq shumë e përmendni, ta shohim se si I pari publiku do të kërkojë mbrapsht paratë e biletës. Ju tallni b…deri sa te dalë ndonjë t’jua kërcase ndonjë mikrofonin kokës për mashtrim ( se ashtu nuk ju duhet ). Po prisja këtë punë ta bente gazetaria jonë, por meqë e dinë e nuk u behet vonë, nuk më ngelet gjë tjetër vetëm ta them copë. 2018 e akoma te flitet për playback??????? Si ndihen Elita 5, Aleksandër Gjoka e shumë te tjerë që përballen me mashtruesit? Unë e thash meqe ky boti më hodhi poshtë punën jo sepse do, por sepse ashtu mendon që një këngëtar del e ka DJ NGA mbas. Kaq!” – ka përfunduar Gaçso

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF