KreuCelebrity

Paris Hilton shtyn datën e dasmës për një arsye të madhe!

Trashëgimtarja e Hilton u fejua në muajin shkurt me Chris Zylka, për t’u pasuar më pas menjëherë me lajmin se ata po planifikonin edhe dasmën e tyre.

Madje u zbulua edhe data e preferuar e Paris, për të mbajtur ceremoninë.

“Ajo kishte zgjedhur si datë 11/11. Kjo ishte data e saj e preferuar, ndërkohë nuk kishte menduar se si përkonte kjo datë në axhendën e saj, ndaj dhe sot ka deklaruar ndryshimin e planit, pasi paska shumë gjëra të tjera për të bërë dhe se midis punës dhe orareve të saj udhëtimi nuk ka kohë të mjaftueshme për të organizuar dasmën”, – tha një burim për E! News.

“Ajo është e vendosur të martohet, kështu që kjo do të ndodhë, por vetëm jo aq shpejt sa ishte shpresuar. Tani ka planifikuar të martohet në pranverë”, – kanë sqaruar burimet pranë saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF