Aktori i humorit Florian Binaj, ndryshe nga të tjerët që shkojnë kryesisht në plazh ka zgjedhur të shkoj në lumë, për ta shfrytëzuar si qetësim natyrën e bukur, por jo vetëm edhe trajtime kurative me baltë. Në llogarinë e tij në instagram ai ka hedhur disa pamje fantastike të lumit të Erzenit. Por Flori s’mund ta linte me kaq. Ai sigurisht ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij në instagram me disa postime, teksa shohim trupin e tij të mbuluar nga balta.
“Trajtim trupi me baltë të zezë nga deti i kuq, alga të gjalla nga deti i vdekur dhe gurë të bardhë nga deti i zi! Përvojë shumë e bukur në kanionet e lumit Erzen fal përvojës dhe profesionalizmit të Fation Plakut! Ishim një grup shumë simpatik”, shkruan ai në një nga fotot e postuara.