KreuCelebrity

Vjola Spiro largohet nga Shqipëria, ja planet e saj!

Moderatorja bukuroshe Viola Spiro u vendos në qendër të diskutimeve pak kohë më parë, për shkak të arrestimit të të dashurit të saj Valentin Selaj në Itali për trafik kokaine. Pak kohë pas arrestimit të tij në Firence, në mediat shqiptare u shfaqën disa foto të moderatores më të dashurin në një lokal të Tiranës, çka tregonin se ai ishte liruar dhe ata jetonin lidhjen si më parë.

Por pavarësisht se ajo është parë gjatë gjithë verës teksa ka shëtitur nëpër vende të ndryshme, Viola nuk e komentoi asnjëherë marrëdhënien e saj me Valentin Selaj. Në çdo foto shfaqej e vetme, duke lënë në mister kush e shoqëronte bukuroshen në ato vende, për të shijuar pushimet.

Së fundmi ajo ka vendosur të largohet përfundimisht nga Shqipëria duke u zhvendosur në Amerikë. Prezantuesja ka zbuluar në “Pushime on Top” se në SHBA do të bëjë një specializim.

“Kam një mendje të largohem pak jashtë shtetit dhe të zhvendosem te prindërit në Amerikë. Dua të bëj edhe një specializim atje dhe të shkëputem pak. Ndaj nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jashtë. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë dhe nuk e mendoj dot që të jetoj në një vend”, është shprehur Viola.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF