KreuCelebrity

Presidenti i SHBA së shpejti beqar, Melania do divorcin!

Zonja e parë e SHBA është në prag të divorcit me Donald Trump! Shumë nga ju mund ta kenë dyshuar diçka të tillë nisur nga fotot që qarkullojnë prej kohësh në internet ku Melania duket e irrituar në prezencën e së shoqit dhe ekspertët e gjuhës së trupit kanë ngritur shumë hipoteza përsa i përket marrëdhënies së Melanias dhe Trump.


Këtë herë nuk është një ekpert i gjuhës së trupit që flet, por ish- ndihmësja e presidentit amerikan.
Sipas saj, Melania Trump pret vetëm që bashkëshorti i sa të përfundojë mandatin që ajo të mund të divorcohet me të.


“Mendoj se Melania numëron minutat deri në përfundimin e mandatit të burrit të saj që të mund të divorcohet nga ai”, – ka shkruar Neëman në librin e saj “Unhinged”.
Njëra nga mënyrat sesi Melania rebelohet ndaj bashkëshortit është mënyra sesi vishet. Newman thotë se Trump kishte detyruar gruan e tij të shkojë në qendrën ku jetojnë emigrantët, e në këtë vizitë Melania kishte veshur një pallto ku shkruhej “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson), veshje kjo që bëri shumë bujë dhe solli irritim të shumë personave në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF