Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është një ndër femrat më të famshme në botë. Kjo jo vetë pë talentin e saj por edhe sepse di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.
Këngëtarja ka habitur të gjithë fansat teksa ka pulikuar së fundmi një foto, e cila është pasur me një lumë komentesh. Rita Ora ka uruar për ditëlindje modelen e famshme Cara Delevingne, me nje foto aspak të zakonshme, teksa kjo e fundit shfaqet duke i puthur gjoksin Ritës.
“Gëzuar ditëlindjen e çmendura ime”, shkruan ajo në diçiturën e fotos, tek cila vajzat kanë pozuar kohë më parë për ‘Glamour’.
Rita Ora teksa u vë sërisht në qendër të vëmendjes ka treguar edhe një herë sesa shumë mikesha janë ajo dhe Cara Delevingne, duke u bashkuar kështu me yjet Kendall Jenner dhe Gigi Hadid për të uruar modelen për ditëlindjen e saj të 26-të.



















