Festivali ‘Sunny Hill’ që po zhvillohet në Prishtinë, i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, përvec Duas kishte të ftuar edhe shumë emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre edhe Dafina Zeqiri, e cila në fakt mungoi në skenë.
Ndërkohë këngëtarja nuk ka vonuar të sqarojë fansat për mungesën e saj, sipas të cilës ishte pasojë e një mosmarrëveshjeje me organizatorët e festivalit.
Në një postim në InstaStory është shprehur se i kanë ndryshuar datën e performancës në momentin e fundit.
Dafina duhej që të dilte në skenë në 12 gusht por iu është ndryshuar për më 11 gusht, mbrëmje të cilën ajo e kishte rezervuar për të performuar diku tjetër, ndaj ka qenë e pamundur mbërritja në parkun e Gërmisë për ‘Sunny Hill’.



















