Madonna shënoi 18 vjetorin e lindjes së djalit të saj Rocco dhe dhurata që ka zgjedhur për të ka një mesazh mbresëlënës.
Ajo ka realizuar një portret të djalit, formuar nga mini fotografi të fytyrës së saj, me titullin imazhi mbresëlënës; “Në syrin tënd ……… Fytyra ime mbetet. 18 vjet shkuan sa hap e mbyll sytë! “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”
Rocco është djali i madh i këngëtares 59-vjeçare, nga martesa me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie. Superstari është gjithashtu nënë e Lourdesit, 21 vjeçare, David Banda, 12 vjeç dhe binjakët pesëvjeçarë Ester dhe Stelle.
Por marrëdhënia e Madonnës me protagonistin e ditëlindjes ka kaluar vështirësi dy vitet e fundit, që kur Rocco u transferua me babain Guy Ritchie në Londër, kur regjisori fitoi një betejë të kujdestarisë. Por ja ashtu siç çdo nënë di mirë të rregullojë gjithçka, edhe Madonna e ka çuar në vend marrëdhënien me të birin.
“Unë kisha këtë ide qesharake se kur fëmijët rriten, ata mësojnë të kujdesen për veten dhe më lehtë. Por në të vërtetë, sa më shumë që rriten, aq më sfiduese bëhet sepse tani ata po rriten dhe vërtet kanë nevojë për udhëzime”. Ylli i popit gjithashtu pranoi se ajo është “polic i keq” në sytë e fëmijëve të saj. “Unë jam polic i keq, unë jam ajo që thotë ‘jo’, e pranoj këtë rol, unë nuk jam prindi popullor”, ka deklaruar ajo pwr revistës “People”.
Madonna pranoi se është më e vështirë të kujdesej për fëmijët e saj më të mëdhenj, pasi ata kanë nevojë për më shumë “udhëzime” kur rriten.



















