Asgjë nuk është me rëndësishme për ish-kapitenin e kombëtares tonë sesa familja. Lorik Cana me postime të ndryshme e tregon sesa e rëndësishme është të shpenzojë kohë me djalin e tij, Bojkenin.
Atij i duhet të udhëtojë ndonjëherë për shkak të punës dhe me aq sa na tregon asgjë nuk i shijon më shumë Lorikut sesa kur kthehet në shtëpi.
Ka vendosur këtë herë të na tregojë një nga sfidat që e pret kur kthehet në shtëpi dhe me siguri që për ju prindër është refreni i çdo dite.
Makinat e të voglit, të rreshtuara njëra pas tjetrës dhe mesa duket Loriku e shijon shumë këtë pamje.



















