Ajo është një supermodele me famë botërore dhe ka ndarë në rrjetet sociale një copëz nga jeta e saj sentimentale. Gigi Hadid shfaqet me një buzëqeshje fëminore mbushur me lumturi në krahët e të dashurit të saj, Zayn Malik.
Në foton që ka zgjedhur 23-vjeçarja nuk mund të kalojë pa vëmendje tatuazhi në kraharorin e këngëtarit, me sytë e supermodeles.
Burimet thonë se: “Ai është kokë e këmbë i dashuruar dhe dëshiron t’i provojë botës se marrëdhënia e tyre është e vërtetë”. Kujtojmë se cifti dy vite më parë kaloi një krizë në marrëdhënien e tyre, për t’u ribashkuar vetëm pak javë më pas, dhe faktet tregojnë se prova ia paska vlejtur. Ata nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin.
Pse jo, ndoshta evente të mëdha na presin, në lidhje me historinë e tyre të dashurisë.