KreuCelebrity

Shakira mesazh prekës Pique, pas pensionimit nga kombëtarja!

Gerard Pique nuk do të luajë më me kombëtaren e Spanjës, pasi vetëm pak orë më parë lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja “La Roja”. 31 vjeçari bëri njoftimin të shtunën e 11 gushtit duke thënë se po tërhiqet nga ndeshjet kombëtare për t’u përqendruar me ekipin e tij, Barcelonën.

Një vendim që është pritur mirë nga e dashura e tij, këngëtarja e njohur Shakira.  Ajo ka treguar mbështetjen e saj në rrjetet sociale ku ka shkruar. Dhe si për ta treguar këtë publikisht ajo ka postuar një foto me të, duke shkruar edhe nje mesazh shumë domethënës. Me siguri futbollisti do jetë emocionuar, teksa ka menduar që është fat për njeriun e zemrës.

“I dashur, përfundoi një aventurë që do ta mbajmë gjithmonë në zemrën tonë. Një nga momentet më të lumtura të jetës sime ishte kur të pashë të ngrije lart Kupën e Botës në vitin 2010”, ka shkruar ajo në një foto postuar ne instagram.

Shakira është aktualisht në SHBA me turneun El Dorado, i cili këtë javë do të vizitojë Orlando, Fort Lauderdale dhe Miami.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF