Aretha Franklin thuhet se po jeton momentet e fundit të jetës së saj! Mbretëresha e muzikës soul është shtruar në spital dhe gjendja shëndetësore e 76-vjeçares nuk është aspak e mirë! Burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur për TMZ se tani nuk ka mbetur asgjë përveçse të lutemi të gjithë për të! Kohët e fundit është aluduar se ajo vuan nga kanceri, por ishte vetë Aretha që e përgenjështroi këtë lajm.
Ajo ka patur probleme me mbipeshën e gjithashtu me alkoolin. Megjithatë ylli i “Respect” ka patur një histori të dhimbshme me kancerin pasi dy motrat dhe vëllai i saj kanë humbur jetën pikërisht nga kjo sëmundje. Performanca e fundit e Franklin ka qenë më 2 Nëntor në koncertin e bamirësisë së Elton John! Ndërsa muajt e fundit ajo i anulloi të gjitha koncertet e saj. Këngëtarja është fituese e 20 çmimeve Grammy si dhe ka realizuar 42 albume muzikore!



















