KreuCelebrity

Ndizet alarmi, shtëpia e Rihannës rrethohet nga policia

Mjaftoi një aktivizim i alarmit të shtëpisë së saj dhe uniformat blu izoluan ndërtesën dhe rrugët përgjatë saj. Gjithçka nisi darkën e 13 gushtit. Rreth e qark shtëpisë së saj u panë shumë forca policie, ndërkohë që nga ajri patrullonte një helikopter.


Gjithë ky shqetësim rezultoi të ishte alarm i rremë sepse alarmi ishte aktivizuar aksidentalisht dhe Rihanna nuk ishte në shtëpi gjatë kohës që kjo kishte ndodhur.


Policia reagoi në të tillë nivel sepse nuk janë të pakta hyrjet pa leje në shtëpitë e saj. Një burrë është arrestuar në shtëpinë e saj sepse u fut brenda me forcë dhe kishte kaluar natën aty ndërkohë që priste të bënte seks me këngëtaren, por jo duke e detyruar atë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF