Anjeza Maja nuk do të jetë më moderatorja e programit “Në shtëpinë tonë”, pasi siç ajo vetë konfirmoi ditën e djeshme do të shkojë në Tv Klan. Mesa duket partnerja e re që do të jetë krah Florian Agalliut këtë sezon është një emër që rikthehet në Top Channel pas shumë vitesh. Stela Kotri është moderatorja e re e “Në shtëpinë tonë”, e cila ka qenë ndër prezantueset e para të programit Top Select shumë vite më parë. Bjondja simpatike vjen pas një ekperience të gjatë në disa prej kanaleve të tjera televizive si Alsat, Vizion Plus, Ora News. Programi i fundit i Stelës ishte ai Botëror 2018 në Ora News.
