
Ai nuk do të jetë më pjesë e programit të mëngjesit në Top Channel, e as pjesë e programit “100 Milionë”, por mesa duket për moderatorin Eno Popi është rezervuar një projekt krejtësisht i ri që pritet të nisë shumë shpejt. Edhe kësaj here Eno do të ketë të bëjë me miliona lekë, në një ‘game show’ ku siç ai e sqaron në një video të shfaqur në faqen e Top Channel do të jenë në garë 20 kuti dhe çdo konkurent do t’i duhet të zgjedhë. Në fakt Eno nuk ka zbuluar shumë rreth progamit që do të quhet “Dilema” për të na bërë mjaftueshëm kurioze për të parë se çfarë do të jetë ky show i ri, që do të fillojë sezonin e ardhshëm në Top Channel.