Ata janë disa nga personazhet më të njohur të ekranit por para se të pranonin dhe të tregonin hapur orientimin e tyre seksual kanë qënë të lidhur me gra.Po ju tregojnë disa nga vipat që kanë lënë gratë e tyre për t’u martuar me burra.
Të gjithë e kujtojnë vitin 2010 kur Ricky Martin bëri deklaratën që theu zemrën e shumë vajzave. Pas shumë vitesh pasigurie më në fund këngëtari e pranoi orientimin e tij seksual duke thënë se është i lumtur dhe se nuk do bënte asgjë për ta ndryshuar këtë. Sot ai është i fejuar me partnerin Jwan Yosef me te cilin ka një histori dashurie dy vjeçare.
Elton John foli për herë të parë për biseksualitetin e tij në vitin 1976. Vite më vonë këngëtari vazhdonte që të mohonte veten për atë që ishte. Edhe pse ka qënë I martuar me Renate Blauel për 4 vite ata u ndanë dhe tashmë John është i martuar me David Furnish.
Këngëtari australian, Peter Allen, ka qenë i martuar me Liza Minnelli-n. Pas 7 vitesh martesë çifti u nda pasi Liza mori vesh që ai e tradhëtonte me një mashkull. Vetëm pak kohë pas divorcit Peter u martua me Gregory Connell.
Jonathan Plummer ka qenë i martuar me novelisten Terry McMillan prej vitit 1998 deri në vitin 2005, kur zbuloi që ai ishte gay. Terry e paditi për shkaktim stresi emocional, duke marrë si dëmshpërblim 40 milionë dollarë.