KreuCelebrity

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin

Aretha Franklin, Mbretëresha e muzikës Soul, u nda nga jeta mëngjesin e të enjtes në moshën 76 – vjeçare. Burimet thanë që ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Detroit dhe shkaku ishte fazat e avancuara të kancerit të pankreasit.

Karriera e saj nuk ishte vetëm e jashtëzakonshme, ajo arrin shkallët e legjendares dhe me bindje mund të themi që edhe i tejkalon ato.
Ajo është e njohur për hite si “Respect”, “A natural Woman” dhe “Say a little prayer”.

Aretha Franklin njihet dhe si një nga femrat e para në Rock and Roll Hall of Fame. Gjatë karrierës së saj ajo ka marr shumë çmime nga të cilët 20 janë vetëm çmime Grammy Awards!