Një pasdite e bukur për familjen e kryeministrit. Ditën kanë vendosur ta mbyllin me një shëtitje në shëtitoren e Dhërmiut ku po kalojnë pushimet. Përgjatë shëtitores, Linda Rama dhe kryeministri mbajnë përdore Zahon që rritet çdo ditë.
Fotoja e shpërndarë në Instagram është e bukur, por s’ do ishte asgjë pa Zahon e vogël.
Veçantia e Zahos është mënyra si ka zgjedhur të vishet. Pantallona te shkurtra të zeza, bluzë me mëngë të shkurtra dhe kapele. Kur hedh sytë tek çorapet e kupton që ky djalë e ka modën në gjak. Çorapet me viza të bardha dhe të zeza janë lezeti i veshjes!
Dy janë mundësitë, ose për veshjen e Zahos kujdeset i ati ose dashurinë për veshjen ai e ka trashëguar nga kryeministri dhe që tani di të vishet me stil.
Një portret familjar i bukur dhe Zaho i vogël plot stil të kënaqin syrin!




Ami dhe Joeli ja si e nisin ditën!



Meshkujt VIP që lanë gratë për burrat!




Eno Popit nuk i ndahen milionat!








