KreuCelebrity

Floriana Garo: Dasma vitin tjetër këtu, zbulon gjithcka

Moderatorja bukuroshe Floriana Garo vendosi të rrëfejë në “Pushimet on Top”  jetën e saj të re, larg Shqipërisë dhe ekranit, me bashkëshortin Enisin dhe vajzën e tyre Adian.

Floriana gjithnjë e kujdesshme për ta mbajtur larg familjen nga mediat, këtë radhë nga Borshi ku ajo po kalon pushimet, ka zbuluar shumë, nga njohja me avokatin në Portofino deri te planet për martesën. Po, po, martesë, jo më larg se vitin tjetër dhe cifti ka vendosr që ceremoninë ta organizojnë në Shqipëri.

Foriana ndërkohë tregon se po e shijon kohën me vajzën; “Ajo është gjëja më e rëndësishme në jetën time, po kaloj pushime të gjata dhe doja që të rrija me të në ajrin e detit të Shqipërisë” tha Floriana, teksa nxiton për të treguar se sa shumë e ka ndryshuar karakterin e saj mëmësia.

“Nëse unë më përpara kam bërë gjithçka për veten time, tani unë nuk jam më e para, tani gjithçka e bëj për të. Vajza do një përkushtim maksimal. Unë i këndoj, kam mësuar të thur vargje për të. Unë këndoj ‘Qengji i vogël’ dhe ajo e pëlqen”, tha ajo.

Ish-moderatorja e “Jo vetëm modë”, ka rrëfyer se dëshiron një familje të madhe dhe për këtë duket se ka gjetur edhe dakordësinë e bashkëshortit të saj.

“Unë doja vajzë ndërsa Enisi donte djalë. Unë dua që të kem edhe një fëmijë ndërsa Enisi do që të kemi tre. Se di nëse do tia dalim por këto janë dëshirat” tregoi me humor Floriana. Duke u ndalur te historia e dashurisë me Enisin, Floriana tregoi për herë të parë se ku është njohur me avokatin që rrëmbeu zemrën e saj.

“Unë jam njohur me Enisin në Portofino. Ne po planifikojmë për vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë. Unë jam martuar me Enisin, kemi bërë një ceremoni, tani duam të kemi diçka me njerëzit tanë. Kënga që na personifikon ne të dyve është “Love in Portofino” tregoi Floriana.

Jeta e re në Gjenevë duket se nuk ka qenë e lehtë për Florianën. “Ka qenë e vështirë, një jetë e re, një kulturë e re, një vend i ri, një mentalitet I ri. Njerëzit janë shumë diskretë, shumë më të mbyllur, më konservatorë dhe ka qenë një sfidë për mua. Unë nuk mund të isha modeli i gruas që thjeshtë do të rrija e do të shijoja. Enisi është kujdesur që mua të më krijonte një hapësirë për t’u përshtatur”, tha Floriana e cila është angazhuar në sipërmarrjet që bashkëshorti i saj ka në Zvicër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF