Adelina Tahiri dhe avokati më i pasur në Maqedoni, Serjozha Markov së shpejti bëhen prindër. Në prag të ditës të lindjes, Adelina ka organizuar festën për mirëseardhjen e bebit, emrin e të cilit e ka zbuluar pikërsiht në këtë festë mes miqsh, ku nuk mund të mungonin edhe shumë artistë të njohur.
Joni, është emri që ka zgjedhur këngëtarja bukuroshe për të djalin e saj.
Nga kjo festë shihet të jetë çdo gjë në ngjyrë të kaltër dhe me një dekorim tejet të veçantë menduar shumë bukur deri në detaje nga Adelina. Përpos familjarëve të pranishëm ishin edhe disa nga fytyrat e njohura publike si Big Mama, Fjolla Morina, prezantuesi Avni Qahili etj.
Artistët sollën imazhe dhe video të ndryshme të cilët shihej se po argëtoheshin pafund në festën e pritjes të Jonit.







Manjola Nallbani, një dhe e vetme!







Lori Hoxha xing me Monica Bellucci-n!

Një tjetër dasmë VIP në horizont!




