KreuCelebrity

Ronela Hajati për Kozeta Kurtin: Nuk e di kush është dhe pse jeton!

Pak kohë më parë ato patën një debat publik për shkak të Festivalit të Këngës në Rtsh, ku sipas Ronelës aty ndodhën padrejtësi. Ronela u shpreh se ata që zgjedhin këngën fituese për të marrë pjesë në Eurovizon duhet të zëvendësohen nga të rinj, pasi janë aty që kur i ati i saj i ndjerë i ka punësuar.

Gazetarja Kozeta Kurti duket se nuk e duroi këtë deklaratë të këngëtares dhe duke shkruar një status të gjatë drejtuar Ronelës, në të cilën e këshillon që së pari të mësojë të flasë me etikë e mandej të synojë Eurovizionin. Nëse këto ditë të nxehta vere me siguri askush nuk do të donte të merrej me debate të tilla, në Edicionin Veror në ABC News, konflikti Kozeta-Ronela është diskutuar edhe një herë nga gazetarja e programit, por që Hajati ja preu fare shkurt se Kozetën nuk e njeh. “As nuk e di fare kush është dhe pse jeton dhe njerëzit që nuk marin frymë nuk i ndjek”, u shpreh këngëtarja duke injoruar në këtë mënyrë emrin e gazetares Kozeta Kurti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF