KreuCelebrity

Familja e Meghan Markle së shpejti në një shfaqje reality!

Familja e Meghan Markle mesa duket tashmë e ka kuptuar mënyrën e të bërit I famshëm. Të mësuar tashmë me pushtimin e medias, babai dhe motra e Meghan Markel, janë në bisedime për të nisur një shfaqje realiteti, e ngjashme me atë të familjes Kardashian.

Gjysëm motra e saj Samantha Grant, e cila ka ‘një tjetër goditje’ për dukeshën e Sussex thuhet se është në bisedime me kanalin amerikan kabllor ‘Bravo’. Producentët i kanë ofruar 53-vjeçares një marrëveshje, ndërkohë që synimi I tyre është të marrin babanë e Meghan-it Thomas, 74 vjeç.

Një burim i tha Mirror: “Ata duan diçka që është e ngjashme me shfaqjen e  Kardashianëve”. Kjo me siguri do të thellojë çarjen e Meghan  me Samantha, të cilat kanë folur bashkë për herë të fundit në vitin 2015.

Nëse Thomas do të vazhdonte me planet, do i rindizej shpresa për ndonjë bashkim të mundshëm me vajzën e tij të familjes mbretërore.

“I flas çdo ditë atij. Ai është shumë i ndjeshëm dhe e shoh shëndetlig si rezultat i kësaj. Uroj që ata të takohen në një vend të qetë, të kalojnë pak kohë së bashku dhe ta mbyllin atë periudhë të trishtueshme për të, ka treguar Samantha para kamerave.

Ndërsa në një intervistë me ‘The Sun’, Thomas krahasoi familjen mbretërore me një familje që beson në shenjtologji, për shkak  të sekretit të tyre të kultit, madje ka shtuar se edhe princeshë Diana do e urrente mënyrën si është trajtuar ai, nga Meghan.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF