KreuCelebrity

Debulesa e Leonora Jakupit për gurin e çmuar (nuk është diamanti)

Thonë se diamantët janë shoku më i mirë i  një vajze, por për Leonora Jakupin është një tjetër gur i çmuar ‘miku i saj më i mirë’. Teksa i hodhëm një sy instagramit të saj vumë re që për perlat këngëtarja bukuroshe ka një debulesë të veçantë e këtë e dëshmojnë fotot e shumta, që  teksa ajo ndodhet  në evente të rëndësishme nuk harron të zbukurojë qafën e saj me një varg perlash. Herë nga Chanel e herë nga Dior, Leonora ‘rrëfen’ nëpërmjet instagramit pasionin për aksesorin luksoz. Rruaza të vogla apo të mëdha, të bardha apo me ngjyra, e bukura e estradës shqiptare i mban shpesh në qafë si për t’i shtuar edhe më dozën e fisnikërisë portretit të saj që për hir të së vërtetës e ka patur gjithmonë, që në krye të herës. Një perlë është e rrallë, e bukur, e jashtëzakonisht e çmueshme e po ashtu edhe Leonora, a nuk mendoni se ngjan me perlën?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF