Është një emër shumë i dashur për publikun e si rrjedhojë edhe kureshtja për të ditur sa më shumë rreth jetës së saj private është e madhe. Soni Malaj është mami i një vajze 5-vjeçare nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Mirko. Tashmë e lumtur me lidhjen e saj të re, Soni ka menduar ta bëjë Anën me një motër ose vëlla. E ftuar në programin “Talk-Talk”, këngëtarja u pyet nëse vajza e saj ka filluar t’i kërkojë një motër ose një vëlla. “Shumë, shumë’; u shpreh Soni ndërsa pyetjes nëse ajo do t’ja plotësojë dëshirën Anës, zeshkanja e muzikës shqiptare iu përgjigj me një; “Patjetër”. Kur nuk e dimë, ama përderisa Soni nuk hezitoi dhe as nuk tha që është ende herët për një fëmijë tjetër, atëherë mund të besojmë se Anës mund t’I plotësohet dëshira ndoshta shumë shpejt.



















