Këngëtari Ermal Fejzullahu, një nga emrat më të njohur të muzikës anembanë trojeve shqiptare, festoi mbrëmjen e së enjtes 30 vjetorin e lindjes. Festa surprizë e organizuar nga bashkëshortja e tij Ariana mblodhi emrat më në zë të momentit nga artistët kosovarë.
Në këtë festë plot surpriza nuk mund të mungonte edhe Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Meda, Lumi B, Lyrical Son, Alban Mehmeti e shumë të tjerë, të cilët nuk kanë vonuar për t’I ndarë momentet e festës në rrjetet e tyre sociale.
E ndërsa babai i protagonistit të festës, këngëtari i madh dhe mjaft i dashur për publikun, Sabri Fejzullahu, emocionet për ditëlindjen e të birit u shpreh “Është gëzim i veçantë për mua që po feston 30-vjetorin. Gruaja e tij është kudjesur deri në detaje për këtë festë kaq të bukur, dhe për Ermalit gjithçka ishte surprizë.
Festa ka arritur në kulmin e saj kur këngëtari i muzikës popullore Meda, i ka ngritur të gjithë të kërcejnë, duke përfshirë këtu edhe reperët e Kosovës