Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha nuk di të ndalojë. Suksesi i saj i radhës është shumë pranë. Këngëtarja ka bërë të ditur se projekti i saj tani është në një bashkëpunim me David Guetta.
‘Say My Name’ titullohet kënga që do të jetë pjesë e videoklipit të ri të DJ francez me Beben. Ky është albumi i shtatë i DJ dhe është titulluar ‘7’.
Përveç Bebe Rexhës, ai ka bashkëpunuar dhe me emra të mëdhenj të muzikës si Justin Bieber, Nicki Minaj dhe Lil Uzi Vert.
Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë i Bebes dhe David. Ata kanë sjellë së bashku edhe ‘Hey Mama’, ku patën mjaft sukses.