Kanë më shumë se dy vite të lidhur, por për Luanën dhe të dashurin e saj Krenarin mesa duket nuk ka ardhur ende momenti për dalje publike si çift. Pavarësisht se dedikime të biznesmenit ndaj të moderatores nuk mungoj ë në rrjete sociale, e po ashtu çifti ka shkuar shpesh nëpër evente të ndryshme sëbashku, Krenari ende mbetet një portret pothuajse anonim për publikun. Por për kurshtjen e të gjithëve ka qenë pikërisht ‘kunati’ i tij Getoari ai që ka zbuluar të dashurin e Luanës nëpërmjet një foto në instagram. Foto është shkrepur fundjavën e kaluar në Como, motrat Vjollca sëbashku me partnerët e tyre kanë qenë të ftuar në dasmën e Sarës dhe Ledionit!
Të veshur me kostume të zinj, ashtu siç i ka hije një eventi të tillë dy dhëndurët e familjes Vjollca duken shumë ‘chic’. Kështu arritëm të njohim pak më shumë edhe ‘zgjedhjen’ e Launës!