Liam Payne dhe Rita Ora Jjanë shfaqur shpesh pranë njëri-tjetrit. Kjo u vu re mjaft edhe gjatë turneut të tyre muajt e fundit, me këngën e Fifty Shades Freed, ‘For You’. Por sikur të mos mjaftonte kjo, u zgjuan dyshime të shumta kur dy këngëtarët shihen më afër se kurrë ndërsa morën pjesë në festën e VMA në New York.
Ndërsa Bebe Rexha po këndonte në skenë, Rita dhe Liam shihen të përqafuar më njëri-tjetrin. Këngëtarja me origjinë shqiptare është në një lidhje me muzikantin Andreë Watt, ndërkohë që Liam është ndarë nga bashkëshortja e tij Cheryl.
Ndërsa flitet për një marrëdhënie midis tyre, burime thonë se nuk ndodhi asgjë midis dy këngëtarëve. “Ata qëndruan atje duke folur, duke qeshur dhe kërcyer. Liam mbante krahët e mbështjellur në supet e Rita Orës. Patjetër që mund të kishte diçka romantike, por nuk u puthën, asgjë”, – tha një burim.