Luana Vjollca ka paralajmëruar një projekt të ri përmes një postimi në rrjetet sociale. Moderatorja e shndërruar në këngëtare nuk ka dhënë detaje se për çfarë është fjala, kur ka publikuar në instagram një fragment nga një xhirim. Ajo shfaqet me fustan të bardhë në oborrin e Pallatit Presidencial në Tiranë dhe në fakt duket mahnitëse.
There is no time to even sleep… Something Big Coming Soon ?
“Nuk ka kohë as për gjumë. Diçka e madhe po vjen së shpejti”, ka shkruar Luana, poshtë postimit.
Me gjasë bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri muzikor, duke qenë se gjatë kësaj vere, Luana i është përkushtuar vetëm këngës. Fillimisht, në muajin qershor, ajo e publikoi bashkëpunimin me Bujar Qamilin, “Mi dhe flake mallit tim”, që u shndërrua në hit, për të vijuar më pas në fund të korrikut edhe me solo, “Vetëm ty”, e cila po ashtu u prit shumë mirë nga fansat e saj.