KreuCelebrity

Stili i Melania Trump, kur me taka dhe lopatë tirumfon eleganca!

Gruaja e presidentit Donald Trump, Melania me stilin e saj plot class është përqafuar nga dashamirësit e modës dhe jo vetëm, por po bëhet një shembull për shumë femra që pëlqejnë stilin e saj.

Si për ta vërtetuar këtë, Zonja e Parë e SHBA sëfundmi ka kryer dy detyra zyrtare me një kombinim shumë elegant.

Melania ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e Kenisë, Uhuru Kenyatta, së bashku me gruan e tij, e ndërsa shfaqet e veshur me një fund me lule, bluzë rozë pa krahë dhe me këpucë me take të Christian Louboutin, nuk mund të kalojë pa u komentuar.

Modeli i këpucëve i quajtur ‘So Kate’ me take të lartë prej 12 centimetrash, përshtatej për mrekulli me veshjen e saj, mirëpo këpucët nuk ishin praktike për obligimet tjera, siç ishte mbjellja e pemëve.

Por Melania i ka surprizua të gjithë, duke treguar atë që një femër e di mirë, ia vlen vështirësia për t’u dukur bukur.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF