Që Aurela Gaçe është një nga zërat më të fuqishëm që pushton skenën dhe po elektrizon të githë të pranishmit kjo nuk përbën më lajm, por kur ajo ngacmohet qëllimisht nga ndonjë komentues në rrjetet sociale reagimet e saj vlen të diskutohen.
43-vjeçarja me energjinë që na e bën zili të gjithëve, ka absolutisht dashurinë e shumë fansave, por ja që siç ndodh zakonisht ka edhe ndonjë që e “thumbon”.
Aurela ka shpërndarë në profilin e saj një foto të këngëtares së njohur amerikane, PINK duke performuar në skenë, me litarë. E ndërsa e mahnitur nga PINK, Aurela ka shkruar sikur të kishte dhe ajo ca litarë dhe të fillonte përgatitjet për të performuar në skenë, jo vetëm të këndonte.
Mirëpo, një nga fanset i ka shkruar “Pleqëria thonë si fëmijëria, të pëlqejnë stilet e reja”, por nuk ka vonuar as reagimi i këngëtares e cila duke i nxjerrë gishtin e mesit i ka shkruar “Pleqërinë tregoja plakës tënde”, pa harruar t’i kërkojë falje për mënyrën e përgjigjes, e për ta justifikuar me humor nervozizmin e dukshëm.




Lori Hoxha bën xing me Nora Istrefin









Luana paralajmëron ‘diçka të madhe’!



Kylie Jenner do të martohet?!!



