Ajo ka qenë dëshmitare e Jehovait që kur nëna e saj konvertoi fenë në këtë besim fetar në fillimet e viteve 1980. Të shtunën gjatë një konference për shtyp ajo tha se nuk do ta festonte 1 vjetorin e vajzës së saj Olimpia në Shtator për arsye fetare.
‘Olimpia nuk do ti festojë ditëlindjet e saj,’ tha 36 vjeçarja. ‘Ne jemi dëshmitarë të Jehovait dhe nuk e bëjmë këtë gjë.’
Sipas një interviste të dhënë në Vogue në 2017-ën Serena pranoo se nuk kishte qenë një pjesëmarrëse aktive kohët e fundit në këtë besim.
‘Të qenurit dëshmitare e Jehovait është shumë e rëndësishme për mua, por nuk e kam praktikuar ndonjëherë dhe kam dashur të përfshihem,’ tha ajo.
Gjatë gjithë karrierrës së saj ajo ka falenderuar Jehovain për suksesin në tenis. Ajo nuk i feston as pashkët app krishtlindjet pasi mendon se të gjitha këto festa janë pagane.
Ajo është e martuar me Alexis Ohanian me të cilin ka edhe vajzën e saj.
‘Alexis nuk u rrit duke shkuar në kishë, por ai është shumë i kuptueshëm dhe i vë nevojat e mia në rradhë të parë,’tha Williams për Vogue.