KreuCelebrity

Ariana Grande do performojë në funeralin e Aretha Franklin

Aretha Franklin, legjenda e muzikës Soul që ndërroi jetë me 16 gusht është veshur me këpucë të kuqe me takë të hollë dhe një fustan me të njëjtën ngjyrë, e shtrirë në arkivolin e artë. Ajo u shoqërua në muzeun e Detroit, ku fansat e saj fjetën jashtë gjithë natën për të ruajtur një vend në vijën e parë që t’i jepnin lamtumirën e fundit.

Trupi i saj mbërriti në muzeun historik në Michigan pasi aty është vendlindja e saj dhe do të qëndrojë dy ditë e hapur për t’u parë nga publiku.

Ndërkohë se është mësuar se Ariana Grande do të jetë një ndër këngëtarët që do të performojë në funeralin e  Aretha Franklin të premten. Grande do të jetë në mesin e artistëve si Steve Wonder, Jennifer Hudson, Fantasia, Faith Hill, Shirley Caesar, Chaka Khan e shumë të tjerë.

Përfaqësuesi i Franklin, Gwendolyn Quinn, tha se dy këngëtaret u takuan gjatë performancës së tyre në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2014 për presidentin e atëhershëm Barak Obama dhe zonjën e parë Michelle Obama si pjesë e koncertit ” Women of Soul”, dhe Franklin u ndje mirë nga takimi me Arianën në atë kohë.

Ndërsa familja e këngëtares së ndjerë ishte e impresionuar nga performanca e fundit e Grande e këngës “(You Make Me Feel Like) A Natural Woman” në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF